NOTAT/ Gafë e Strakoshës, Hysaj shkëlqen përballë CR7, të gjithë legjionarët protagonistë
Java e 21-të e Serie A italiane pa si protagonistë të gjithë legjionarët kuqezi të cilët zbritën në fushë si titullarë. Futbollisti më i vlerësuar ishte padiskutim Elseid Hysaj:
“Një pjesë e parë e mirë nga mbrojtësi shqiptar i cili limitoj në maksimum C.Ronaldon. Në pjesën e dytë bën dhe më mirë duke rezultuar në fund një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Gattusos, nota 6,5 për Hysaj”.
Nuk ishte një nga mbrëmjet dhe derbi më i mirë për Tomas Strakoshën: “Kishte jo pak përgjegjësi në golin e shënuar nga Dzeko. Një dalje e pastudiuar dhe në kohë vonesë. Më pas e merr veten dhe rezulton përcaktues me të paktën 2-3 pritje, nota 5,5 për Strakoshën”, i cili rezulton legjionari më i pak i vlerësuar.
Me një notë me shumë vlerësohet Berisha: “Në golat e pësuar ka pak faj, bëhet protagonist me disa pritje, mbi të gjitha ndaj Soriano, i mirë pozicionuar dhe i mirë në dalje, nota 6,5”.
Surprizë në këtë javë ishte aktivizimi i Berat Gjimshtit si titullar tek Atalanta: “Titullar në vend të Caldara, është gjithë gati dhe pse sulmuesit e Torinos nuk bëjnë asgjë për ta vendosur në vështirësi, nota 6,5 për Gjimshitin”. Pas dëmtimit të pësuar një javë më parë, Marash Kumbulla u rikthye sërish titullar tek Verona duke qenë përcaktues në fitoren e pastër 3-0 që ekipi i tij arriti kundër Lecce.