Nuk e fton De Biasi, Gashi shënon sërish në Amerikë (VIDEO)
Sot Kombëtarja jonë do të luajë ndeshjen më delikate të grupit ndaj Spanjës, ndërkohë që Shkëlzen Gashi i cili nuk mori këtë herë një ftesë vijon të shënojë në Amerikë.
Sulmuesi ishte titullar dhe shënoi golin e tretë mbrëmë, në fitoren 3-2 në transfertë, ndaj Hjustonit.
Në minutën e 79-të Gashi mori një pasim të bukur dhe me të majtën nga jashtë zone shënoi golin e tretë. Një sinjal aspak i mirë për De Biasin, i cili me siguri që do të jetë penduar për këtë zgjedhje.

KOHA JONË SONDAZH

