Nuk humbasin prej 3 vitesh, Italia e Mancinit po kalon një formë spektakolare
Turqi- Itali është sfida hapëse e Kampionatit Evropian që nis pas pak minutash në “Olimpico” të Romës. Italianët e udhëhequr nga Roberto Mancini po kalojnë një formë fantastike.
Prej 10 shtatorit të vitit 2018, “Azzurët” nuk dinë për humbje duke i shënuar 22 fitore dhe pesë barazime në proces, përfshirë ndeshjet garuese dhe miqësore.
Në tetë ndeshjet e fundit, Italia i ka fituar të gjitha ndeshjet, madje me rezultate bindëse. Skuadra e Mancinit nuk ka pësuar asnjë gol dhe ka shënuar 25, mbi 3 për ndeshje.
Humbja e fundit e Italisë daton më 10 shtator të vitit 2018 në UEFA Nations League minimalisht 0-1 ndaj Portugalisë.