“Nuk ka falje, ne jemi Milan”, Maignan i përgjigjet tifozëve në rrjetet sociale

Pas një sezoni zhgënjyes që e pa Milanin të përfundonte në vendin e tetë në Serie A dhe jashtë të gjitha garave europiane, portieri francez Mike Maignan ka thyer heshtjen përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale.

Pasi u përball me protestat e tifozëve gjatë ndeshjes kundër Monzës, Maignan reagoi në platformën “X” duke u rreshtuar krah tifozëve të zhgënjyer nga një sezon pa objektiva të arritur.

“Zemra është e rëndë, por nuk e di sa peshon. Kemi përfunduar një sezon të vështirë! Të gjithë ata që e duan, luajnë dhe mbështesin Milanin janë të zhgënjyer. Nuk ka justifikime, ne jemi Milani. Të gjithë tifozëve kuqezi: me mbështetjen tuaj, Milani do të mbetet gjithmonë Milani. SEMPRE FORZA MILAN”, shkroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maignan konfirmon gatishmërinë për të qenë pjesë kyçe e rilindjes së ekipit dhe për ta udhëhequr Milanin drejt rikthimit në majat e futbollit italian e europian që nga sezoni i ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?