Nuk ka kryer ende tamponinë, Conte mbetet larg skuadrës zikaltër

Interi u kthye në stërvitje këtë javë, por ende pa trajnerin Conte, i cili ëhstë në pritje të rezultateve të testit COVID-19j. La Gazzetta dello Sport shkruan se tekniku ende nuk i është nënshtruar testit të dytë.

Numri një i stolit nuk i ka rezistuar tundimit për të parë nga afër përgatitjet, prandaj ka gjetur një cep larg futbollistëve të tij dhe po sheh procesin stërvitor. Fatmirësisht të gjithë lojtarët e Interit janë negativ dhe nuk rrezikojnë.

Serie A ka patur disa probleme, pasi janë 8 futbollistë që kanë rezultat pozitiv dhe ende nuk ka një datë rifillimi të kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?