Nuk ka kthim pas, Neuer nuk kthehet më te Gjermania

Portieri legjendar gjerman, Manuel Neuer, ka hedhur poshtë çdo mundësi për rikthim te Kombëtarja e Gjermanisë, duke bërë të qartë se vendimi i tij është përfundimtar.

Menaxheri i tij, Thomas Kroth, kishte sugjeruar kohët e fundit se Neuer mund të ishte i hapur për të luajtur në Kupën e Botës 2026, por 39-vjeçari i Bayern Munich e mohoi këtë mundësi pas fitores 5-0 kundër Hamburgut.

“Fakti është se kam vendosur të mos luaj më për ekipin kombëtar,” deklaroi Neuer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas daljes së Marc-André ter Stegen për shkak të dëmtimit, Oliver Baumann, kapiteni i Hoffenheim, ka marrë vendin e titullarit në portën e Gjermanisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Neuer kishte dalë në pension nga kombëtarja verën e kaluar, pas Euro 2024, duke lënë pas një karrierë të jashtëzakonshme: fitues i Kupës së Botës 2014 dhe pjesëmarrës në 124 ndeshje me “Pancerat”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?