Nuk ka ndalur, Kristiano Ronaldo rrëmben edhe çmimin e FIFA-s
2016-a ishte një vit i shkëlqyer për Kristiano Ronaldon dhe portugezi vazhdon të koleksionojë trofe njëri pas tjetrit. Pas Ligës së Kampioneve, Kampionatit Europian, Superkupës së Europës, “Topit të Artë” dhe Botërorit të Klubeve, në vitrinën e portugezit do të shtohet një tjetër çmim.
Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, sulmuesi madrilen do të bëjë të vetin edhe çmimin e “Lojtarit më të Mirë të Vitit” që dorëzohet nga FIFA. 31-vjeçari do ta marrë trofeun në një ceremoni gala që do të zhvillohet më 9 janar 2017 në Zyrih.
Kjo është hera e parë që “CR7” e fiton këtë çmim, pasi gjatë pesë viteve të fundit FIFA nuk e akordoi për shkak të marrëveshjes me “France Football” për “Topin e Artë”. Katër herë fituesi i “Topit të Artë” në 2008-n u rendit i dyti për çmimin e FIFA-s.
Votimi është mbyllur që më 22 nëntor dhe, edhe pse të dhënat nuk janë zyrtare, mendohet se Lionel Mesi renditet i dyti, para Antuan Grizman të Atletiko Madridit.
Sa i takon garës për trajnerin më të mirë, fitues pritet të jetë Klaudio Ranieri, i cili udhëhoqi Leister Sitin drejt triumfit në Premier Ligë sezonin e shkuar.
KOHA JONË SONDAZH

