Nuk ka surpriza, ekipet e mëdha kualifikohen në Carabao Cup

Mbrëmje e qetë për klubet e mëdha angleze në EFL Cup, ku Manchester City, Arsenal, Newcastle dhe Tottenham avancuan me fitore të pastra ndaj rivalëve të tyre.

Manchester City nuk u ndal në përballjen me Huddersfield-in, duke fituar 2-0. Phil Foden hapi serinë e golave në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë Savinho vulosi suksesin e “qytetarëve”.

Edhe Arsenali nuk gaboi, duke mposhtur 2-0 jashtë fushe Port Vale. Për “topçinjtë” shënuan Eze, në golin e tij të parë me fanellën londineze, dhe Trossard, që konfirmoi kualifikimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spektakël ofroi Newcastle, që dominoi 4-1 ndaj Bradford City. Protagonistë absolutë ishin Joelinton dhe William Osula, secili me nga dy gola për “qymyrxhinjtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbylli mbrëmjen me fitore edhe Tottenhami, që kaloi bindshëm 3-0 Doncasterin. Joao Palhinha realizoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa një autogol i McGrath dhe goli i Brennan Johnson mbyllën llogaritë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?