“Nuk kam frikë nga asgjë”, Sormani ia faturon humbjen në derbi arbitrave

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, edhe pse para fillimit të sfidës pati theksuar se do të fitonte kundër Tiranës në derbi nuk ja ka dal duke u mposhtur me rezulatin 5-1.  Në prononcimin pas ndeshjes italiani u shpreh:

Është mëkat për ndeshjen se mbyllej pas 18 minutash. E kishim filluar mirë, po merrnim kontrollin e ndeshjes, krijuam 4-5 raste për gol dhe në 2 minuta neto ndryshoi ekuilibri i ndeshjes. Si gjithmonë i bëj komplemente kundërshtarëve, ajo që më bën përshtypje është administrimi i ndeshjes.

Frika nga shkarkimi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk kam frikë nga asgjë, sepse punoj nga mëngjesi deri në darkë. Vazhdoj me kokën lartë. Presidenti mund të bëjë vlerësimet e veta, jam i vendosur t’i shkoj deri në fund kësaj pune. Duhet të gabosh kur je me një lojtar më pak. Për 18 minuta ishim në gjendje të mirë. Kur ishim me 1 lojtar më pak, duhet të rrezikonim gjithçka. Arritëm të krijonim dhe raste të tjera. Nuk u ndje superioriteti numerik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?