Nuk mjafton “perla” e Ismajlit, Italia fiton 3-1 në “Air Albania” (VIDEO)

Italia del me një fitore 3-1 nga miqësorja e luajtur në “Air Albania” përballë kombëtares sonë. Testi miqësor dhuroi spektakël dhe emocione, madje dhe 4 gola. Për kuqezinjtë tanë ishte goli i parë historik ndaj kombëtares “axurre”, ndërkohë që në dy raste do të gjenim dhe shtyllën që do të bëhej pengesë. Mjaft mirë dhe Skuka, që në minutat e fundit u bë protagonist ne dy raste shumë të mira.

Shqipëria e ka nisur në mënyrën më spektakolare të mundshme miqësoren ndaj Italisë, por axurrët kanë barazuar menjëherë.

Në minutën e 16-të, Ardjan Ismajli ka realizuar një super gol me kokë, pas një goditje që do të përfundonte në trekëndësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

4 minuta më pas Di Lorenzo do të barazonte menjëherë duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes sonë. Dhe prapë italianët shënojnë golin e dytë. Pra pjesa e parë Shqipëri-Itali rezulati 1-2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Italia ka arritu që të gjejë dhe golin e tretë në minutën e 64-t me Grifo, i cili shënoi një super gol me një goditje shumë të bukur në trekëndësh. Shqipëria ka goditur dy herë shtyllën në minutat e fundit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?