Nuk rinovon me City-in, Milani kërkon me ngulm David Silvën

David Silva do të largohet nga Manchester City në përfundim të këtij sezoni, për të nisur një aventurë të re larg nga “Etihad”. Spanjollit i përfundon kontrata me “Qytetarët” dhe skuadra e radhës për të cilën ai do të firmosë do të ketë mundësinë që ta afrojë me parameter zero.

Nga kjo mundësi kërkojnë të përfitojnë edhe drejtuesit e Milanit, që janë gati t’i bëjnë një ofertë spanjollit. Gjithashtu një destinacion i mundshëm për David Silvan mund të jetë Katari ndërkohë që Valencia mendon ta kthejë në “Mestalla”.

Sipas “Corriere dello Sport, kuqezinjtë ishin të parët që u takuan me agjentin e lojtarit, duke u interesuar nëse ka ndonjë mundësi për të nënshkruar me spanjollin gjatë verës.

Silva ka marrë propozime edhe nga Inter Miami i mikut të vjetër, David Beckham, i gatshëm për ta bërë të artë fazën e fundit të karrierës së mesfushorit të talentuar.

SHKARKO APP