Nuk zbatoi rregullat e karantinës në Serbi, 3 muaj burg për futbollistin e njohur

Futbollisti serb, Alesandar Prijovic është dënuar me 3 muaj paraburgim, të cilën do ta shlyejë në shtëpi, për shkak se theu urdhrin e karantinimit të detyruar në kohën e pandemisë së Covid-19.

Sulmuesi 29-vjeçar, i cili aktualisht luan për klubin Al-Ittihad në Arabinë Saudite ka pranuar fajësinë. Policia arrestoi Prijoviç dhe 19 persona të tjerë pasi ishin mbledhur në hollin e një hoteli në Beograd ditën e premte.

Ai është futbollisti i dytë serb që shkeli rregullat për qëndrimin në shtëpi pas sulmuesit të Realit, Luka Jovic, i cili gjithashtu nuk zbatoi dekretin e urgjencës, teksa festoi ditëlindjen e së dashurës në një bar në Beograd. Ata që shkelin masat kufizuese në Serbi, rrezikojnë deri në 3 vite burg. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP