Numri i zëvendësimeve sezonin e ardhshëm, Premier League ndan mendjen
Në javët e fundit po flitej shumë për rregullin e ri që u vendos kur rifilloi futbolli në Angli, atë të pesë zëvendësimeve brenda 90 minutave. Në mbledhjen e organizuar ditën e sotme mes zyrtarëve të 20 klubeve të Premier League, ky rregull është hedhur poshtë.
Pra në sezonin tjetër gjithçka do të kthehet si më parë, me tre zëvendësime. Ishin plot 11 vota kundër këtij rregulli, pra vetëm 5 vota më pak se 14 që duheshin të paktën për të aprovuar këtë rregull.
Sipas raportimit të “Telegraph Sport”, klubet që votuan kundër i konsiderojnë si favor për klubet e mëdha dy zëvendësimet e tjera, pasi ato kanë më shumë lojtarë cilësorë në stol.
Gjithashtu edhe një tjetër rregull që u votua kishte të bënte me numrin e lojtarëve që një ekip mund të grumbullojë për ndeshje. Në muajin maj u vendos që të ishin 20 lojtarë të grumbulluar, por sipas votimeve të sotme, ky numër do të rikthehet në 18. Klubet e Premier League votuan 10-10 dhe tashmë gjithçka është e qartë për sezonin e ardhshëm.