Ofendimet raciste ndaj Ibrahimovic, klubi serb i kërkon falje suedezit

Zlatan Ibrahimovic u bë pre e fyerjeve me sfond racist në ndeshjen mes Crvena Zvezdas dhe Milanit, që u luajt në “Marakana” të Beogradit dhe u mbyll barazim 2-2.

Në rrjet ekziston një video që i lë pak imagjinatës dhe portretizon sulmuesin e kuqezinjve që dridhet me nervozizëm, por nuk përgjigjet. Sot, përmes një njoftimi për shtyp, Crvena Zvezda kërkoi falje për këtë episod të papranueshëm.

“Crvena Zvezda dënon në mënyrën më të fortë thirrjet fyese ndaj Zlatan Ibrahimovic. Si kompani kemi bërë gjithçka për të siguruar që organizimi i takimit të ishte në nivelin e dy ekipeve dhe ne nuk do të lejojmë një person primitiv, i vetëm, të njollosë mikpritjen tradicionale të vendit dhe popullit tonë. Klubi i kërkon falje në mënyrën më të sinqertë Zlatan Ibrahimovicit për episodin e pakëndshëm”, shkruhet në reagimin e Zvezdës.

Përveç faljes publike, klubi serb ka premtuar se do të bashkëpunojë me organet kompetente, për të identifikuar dhe ndëshkuar “tifozin” përgjegjës për shkeljet.

SHKARKO APP