Ofendoi arbitrat, Conte përjashtohet me dy ndeshje nga Gjykatësi Sportiv

Antonio Conte është ndëshkuar me dy ndeshje pezullim nga Gjykatësi Sportiv i Serie A. Trajneri i Napolit ishte përjashtuar me karton të kuq në minutat e fundit të përballjes ndaj Interit, të zhvilluar mbrëmjen e së dielës, dhe për këtë arsye nuk do të jetë në pankinë në sfidat e kampionatit kundër Parmës dhe Sassuolos.

Conte do të rikthehet normalisht në stolin e Napolit për ndeshjen e Champions League ndaj Kopenhagenit, e planifikuar për të martën, ndërsa rikthimi i tij në Serie A pritet më 25 janar, në supersfidën kundër Juventusit. Përveç pezullimit, tekniku italian është ndëshkuar edhe me një gjobë prej 15 mijë eurosh.

Në vendimin zyrtar, Gjykatësi Sportiv ka shpjeguar arsyet e sanksionit ndaj Contes. Sipas komunikatës, trajneri ka përdorur shprehje fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes në minutën e 26-të të pjesës së dytë. Pas njoftimit të përjashtimit, ai ka goditur në mënyrë demonstrative një top, është afruar me qëndrim intimidues pranë Arbitrit të Katërt, duke protestuar ashpër dhe duke përsëritur fjalë fyese e ofenduese. Vetëm ndërhyrja e drejtuesve të klubit ka bërë të mundur largimin e tij nga fusha e lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, sipas raportit, Conte ka vijuar të mbajë të njëjtin qëndrim edhe në tunelin që të çon drejt dhomave të zhveshjes, duke përsëritur fraza fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, shkelje e konstatuar nga bashkëpunëtorët e Prokurorisë Federale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?