Oferta e majme nga Spartaku i Moskës, Napoli merr vendimin për Hysajn
Elseid Hysaj me shumë mundësi do të vijojë që të mbetet te skuadra e Napolit edhe gjatë këtij sezoni. Telenovela e të ardhmes së mbrojtësit shqiptar duket se do të zgjasë deri në ditën e fundit.
Gazeta “Corriere dello Sport”, raporton se të kaltrit e kanë konsideruar si të papranushëm ofertën prej 7 milionë eurosh të bërë nga skuadra e Spartakut të Moskës.
Mbrojtësi shkodran ndërkohë i është i ofruar një kontratë e majme me 3 milionë euro në sezon deri në vitin 2025. Strategjia e klubit të Napolit është që të rinovojë kontratën me mbrojtësin në fund të merkatos, ndaj dhe kanë vendosur që të refuzojnë propozimin e klubit rus.
Për Gattuson Hysaj është një futbollistë i domosdoshëm dhe këtë gjë e kanë treguar edhe dy ndeshjet e para të këtij sezoni, kur ai është aktivizuar nga minuta e parë, por në krahun e majtë. /R.Lika-Koha Jone/