Oferta për Messin, Kinezët ofrojnë 500 mln euro

Një shifër marramëndëse për Lionel Mesin. Mediat ndërkombëtare raportojnë se klubi kinez i Hebei Fortune është gati ti ofrojë argjentinasit 500 milion euro kontratë për 5 vite, pra 100 milion euro në sezon nëse ai vendos të nënshkruajë për ta. 29 vjeçari ende nuk ka rinovuar marrëveshjen me Barcelonën e cila përfundon në vitin 2018.

Mund të jetë thjeshtë një fantazi merkatoje, por kur në skenë dalin 500 mln euro, gjithmonë provokohet tronditje në opinionin publik, sidomos kur përmenden si pagesë për një njeri të vetëm. Sipas raportimeve të televizionit birtanik “Sky Sports” të transmetuara edhe nga mediat spanjolle, klubi kinez i Hebei China Fortune është gati ti ofrojë Lionel Messit 100 mln euro në vit  për 5 sezonet e ardhshme. Vërtetë një shifër e padëgjuar ndonjëherë në historinë e futbollit që do të ndikonte në vendimarrjen e çdo kujt. Ky raportim nuk vjen krejtësisht jashtë kohe, pasi argjentinasi ende nuk ka nënshkruar kontratën e re me Barcelonën, me aktualen që përfundon në verën e vitit 2018. Pra nëse nuk rinovon, atëherë ka të drejtë që të zgjedhë vetë të ardhmen e tij në fund të marrëveshjes që e lidh me azulgranët. Natyrisht duket e vështirë që 5 herë fituesi i topit të artë të braktisë katalanasit për ekipin e drejtuar nga një emër i njohur i futbollit botëror Manuel Pellegrini, megjithatë nëse kjo ofertë e drejtpërdrejtë për të nga Hibei konkretizohet atëherë ndoshta disa dilema të tjera përpara se të rinovoj Messi do ti ketë.  Aktualisht tek skuadra e heveit aktivizohen ish mesfushori i Sevillës Stephan Mbia dhe ish sulmuesi i Romës e Arsenalit, Gervinho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?