Ohh çfarë perle! Quagliarella shënon një ndër golat më të bukur në historinë e Seria A (VIDEO)

Sampdoria ka shkatërruar Napolin në ndeshjen e javës së tretë të Seria A, duke fituar në shifrat 3-0. Skuadra doriane ka zhvilluar një ndeshje spektakolare ndaj napolitanëve, duke i befasuar dy herë në pjesën e parë.

Defrel shënoi dy herë në minutën e 11-të dhe 32-të, duke bërë një paraqitje brilante. 15 minuta nga fundi i kohës së rregullt ndërkohë erdhi radha e një mrekullie të vërtetë.

Fabio Quagliarella me një qetësi vrastare dhe me një prekje magjike me thembër e ka çuar topin në trekëndëshin e portës së Ospinës. Ish-sulmuesi i Juventusit ka shënuar një ndër golat më të bukur në historinë e futbollit italian. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?