Olsi Rama, djaloshi shqiptar që lufton t’ia dalë në Amerikë

Ndonjëherë  trajner i mundjes së skuadrës, Elmwood Park, Neil Posmer  pyet studentët e tij nëse ndonjëri do ta nisë stërvitjen në orën 06:00 të mëngjesit të së nesërmes.

Është Olsi Rama, djaloshi shqiptar i cili thotë gjithmonë Po!

“Ma ka bërë jetën ë vështirë” thotë Posmer me shaka. “Më duhet të ngrihem që në 5 të mëngjesit. Por sigurisht që do e bëj. Është një fëmijë që ka shumë vullnet dhe çdo minutë të jetës së tij do ta bëjë të jetë e vlefshme”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu nis dita e Olsi Ramës, djaloshit me origjinë shqiptare i cili jeton në Elmëood Park të Ilinois-it në SHBA. 18 vjecari është i vetëdijshëm se mundësia duhet kapur menjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prindërit e mi jetojnë në një shtet tjetër. Erdhën këtu pa dokumenta së bashku me motrën time, ndërsa nëna ime ishte shtatzënë , kështu linda këtu në Amerikë dhe fitova nënshtetësinë amerikanë “ tregon 18 vjecari fillimin e jetës së tij.

Dhjetë Njëmbëdhjetë vite më vonë prindërit e tij u deportuan në Shqipëri ndërsa ai mbeti aty.

Është e vështirë. Por ata sakrifikuan për mua dhe më duhet të shfrytëzoj të gjitha mundësitë që kanë krijuar për mua”

Vetëm nga garat dimërore ai ka arritur të renditet i nënti në Ilinois, një rezultat shumë i mirë, sipas trajnerit të tij.

Është një atlet i mirë dhe lufton shumë për të arritur rezultate” thotë trajneri
Olsi ende nuk e di nëse do të vazhdojë mundjen, do të luajë futboll apo ndonjë pasion tjetër ndërsa po konsideron mundësinë e ndjekes së studimeve të larta për inxhinieri elektrike, ose financë.

Dëshira e tij është bashkimi familjar. Prindërit që jetojnë në Shqipëri duan të shkojnë në Amerikë dhe presin moshën 21 vjec kur mund të bëhet bashkimi familjar

“Sytë e prindërve janë mbi mua” thotë ai. “Nuk mund të dorëzohem e të mos shfrytëzoj mundësitë” thotë ai.

Shkrimi u përgatit nga një reporter freelance Gary Larsen për chicagotribune.com

ct-ctlfl-ct-elh-wrs-immco-tl-0112-9-jpg-20170118

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?