Operacioni i bujshëm/ Mane te Real Madrid, Mbappe te Liverpooli

Real Madrid duket se ka ndryshuar planet e merkatos. Sipas “The Sun”, objektivi i radhës së Zidane tashmë është Sadio Mane. Sulmuesi senegalez ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit, duke përfunduar në radarët e “Galaktikëve”.

Mane ka një kontratë deri në vitin 2024, teksa për herë të fundit 28-vjeçari e ka rinovuar 18 muaj më parë. Ai nuk është synimi i vetëm nga “The Reds”, pasi Real Madrid një sy e ka edhe nga Mohamed Salah. Për Mane do të duhen 150 milionë paund investim nga Los Blancos.

Plan i Liverpoolit në fakt është fantastik, teksa drejtuesit e klubit anglez kanë ndërmend që të shtojnë edhe 100 milionë paund të tjerë për të transferuar Kylian Mbappe. Nënshkrimi i një marrëveshje me Nike që do i sjellë 100 milion paund çdo vit ka bërë që Liverpooli të kërkojë të ndërtojë një skuadër ëndrrash. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP