FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

OPTA parashikon fituesin e Champions League për këtë sezon

Ka përfunduar faza çerekfinale e Champions League për sezonin 2026, duke vulosur katër skuadrat që do të luftojnë për një vend në finalen e kompeticionit më prestigjioz për klube në Europë.

Në mesin e gjysmëfinalistëve janë kampionët në fuqi Paris Saint-Germain, gjiganti gjerman Bayern Munich, anglezët e Arsenal dhe spanjollët e Atlético Madrid.

Shorti ka rezervuar dy përballje të forta: Paris Saint-Germain do të sfidojë Bayern Munich, ndërsa Atlético Madrid përballet me Arsenal, në një duel të hapur për dy biletat e finales.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, rrjeti i specializuar për statistika Opta ka publikuar parashikimet për këtë fazë, bazuar në një superkompjuter që ka analizuar të dhënat e skuadrave dhe ka simuluar 10 mijë skenarë të mundshëm deri në përfundim të turneut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas këtyre projeksioneve, Arsenal konsiderohet favoriti kryesor për të fituar trofeun, me një probabilitet prej 36.75%. Pas tij renditet Bayern Munich me 34.61%, ndërsa Paris Saint-Germain ka 19.35% shanse për triumf. Në vendin e fundit sipas parashikimeve qëndron Atlético Madrid me 9.29%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?