Opta parashikon fituesin e Champions League për sezonin e ri

Javën e ardhshme do të nisë sezoni i ri UEFA Champions League 2025-2026, kompeticion që rikthehet pas finales spektakolare të një viti më parë, ku PSG u shpall kampione për herë të parë në histori.

Sipas analizës së superkompjuterit të Opta, i cili ka zhvilluar 10,000 simulime, favorit absolut për të ngritur trofeun është Liverpool. Kampionët e Anglisë, pas një merkatoje prej mbi 300 milionë eurosh, kryesojnë me 20.4% shanse, të ndjekur nga një tjetër klub anglez, Arsenal, me 16%.

Në podium renditet edhe PSG (12.4%), kampione në fuqi, ndërsa pas tyre vijnë Manchester City dhe Barcelona (të dyja me 8.4%). Në listën e dhjetë më të mirëve janë gjithashtu Chelsea, Real Madrid, Inter dhe Newcastle.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket ekipeve italiane, situata nuk duket aspak optimiste. Inter, i vetmi klub i Serie A brenda “Top 10”-shes, ka vetëm 3% mundësi për të fituar Champions-in. Më pas vjen Napoli me 1.4%, ndërsa Juventus dhe Atalanta shihen pothuajse pa shpresa, me vetëm 0.6% secila.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për bardhezinjtë e Torinos dhe bergamaskët, objektivi kryesor duket më tepër kalimi i fazës së ligës, ndërsa Interi dhe Napoli do të përpiqen të sfidojnë parashikimet e teknologjisë.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?