Osimhen arrin akordin për transferimin te Manchester United

Victor Osimhen do të vijojë karrirën në Angli. Sipas raportimeve të “Tuttosport”, Manchester United ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin dhe është gati të finalizojë transferimin e tij gjatë merkatos së verës.

Osimhen, i cili aktualisht luan te Galatasaray në formë huazimi nga Napoli, ka një klauzolë largimi prej 75 milionë eurosh. “Djajtë e kuq” kanë shprehur gatishmërinë për të paguar këtë shumë, ndërsa janë në akord të plotë me përfaqësuesit e lojtarit për kushtet personale.

Forma e tij ka qenë mbresëlënëse këtë sezon në Turqi, ku ka shënuar 29 gola në 34 paraqitje, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane. Transferimi te United pritet të jetë një nga lëvizjet më të mëdha të verës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?