Osimhen i hap derën Juventusit: Është një nga klubet që do të doja të luaja!

None

Victor Osimhen ka folur në konferencë për shtyp në prag të përballjes së Champions League kundër Juventus, duke theksuar rëndësinë e madhe të sfidës dhe objektivin e skuadrës së tij për të marrë fitoren. Sulmuesi nigerian u shpreh se ndeshja e së nesërmes është vendimtare dhe se ekipi është i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit.

“E dimë që do të luajmë kundër Juventusit, një skuadër shumë e fortë me lojtarë cilësorë. Nuk duam ta nënvlerësojmë, por kemi futbollistë me eksperiencë për ta përballuar këtë sfidë. Jemi gati dhe duam të luajmë si në ndeshjen e parë. Nuk do të jetë e lehtë, sidomos për ta, por ne duam fitoren”, deklaroi Osimhen.

Ai komentoi edhe zërat për një transferim të mundshëm në Torino në të ardhmen. Osimhen e cilësoi Juventusin si një nga klubet më të rëndësishme në botë, ku kanë luajtur shumë legjenda.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur kam dëgjuar për interesimin, kam qenë i entuziazmuar për të ardhur. Fatkeqësisht, transferimi nuk u realizua. Jam i lumtur këtu ku jam tani, por në të ardhmen nuk i dihet kurrë. Juventusi mund të jetë një nga klubet ku do të doja të luaja”, përfundoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?