Osimhen rinovon me Napolin deri në vitin 2026, klauzola është 130 milionë euro

Victor Osimhen ka zgjatur kontratën me klubin italian deri në vitin 2026 me një klauzolë të frikshme lirimi, që shkon në 130 milionë euro. Numri një i Napolit, Aurelio De Laurentiis zyrtarizoi kontratën e re me një postim në platformën “X”.

“Drita jeshile” erdhi pas takimit që u zhvillua ditët e fundit mes presidentit të “Axurrëve” dhe agjentit të Osimhen, duke konkretizuar negociatat që vazhduan prej muajsh.

“Kam folur me Napolin dhe vendosa të qëndroj. Ishte çmenduri, sa më shumë thoja jo, aq më shumë ata rrisnin ofertën ekonomike”, tha Osimhen në një intervistë në “The Obi One Podcast”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?