Osimhen shënon në Champions, por nuk feston: “Respekt për Spallettin, i detyrohem shumë”
Sulmuesi Victor Osimhen shënoi golin vendimtar në kohën shtesë për Galatasarayn kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë fund shpresave të bardhezinjve për rikthim. Megjithatë, ai zgjodhi të mos festonte, një gjest që e shpjegoi më pas për mediat. “Nuk kishte nevojë të festoja,” tha Osimhen. “Mendoj se është e rëndësishme të respektoj një njeri që e kam dashur dhe që ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën time, flas natyrisht për Spallettin.”
Osimhen kishte shprehur tashmë vlerësimin e tij për ish-trajnerin e Napolit, Luciano Spalletti, duke theksuar se ai “nxori më të mirën prej meje” dhe “flinte në fushë” për shkak të përkushtimit. “Jam në borxh ndaj Spallettit,” shtoi ai, duke përmendur gjithashtu respektin e tij për Okan Buruk, të cilin e konsideron trajnerin më të mirë në Turqi. Këto deklarata vijnë pas thashethemeve të mëparshme ku Osimhen kishte shprehur se do të ishte “privilegj” të luante për Juventusin.
Duke analizuar ndeshjen, e cila e kualifikoi Galatasarayn në fazën e 1/8-ave pas kohës shtesë, Osimhen ishte i qartë: “Luajtëm keq, madje edhe me një lojtar më shumë. Nuk kishte nevojë të festoja golin, nuk jam ai futbollist që fsheh emocionet. Pashë gjithë ata njerëz që duartrokisnin Juven…” Pavarësisht performancës, ai shprehu kënaqësinë për fitoren dhe kualifikimin në raundin tjetër.
Marrë nga La Gazzetta dello Sport
KOHA JONË SONDAZH

