Pak orë nga fundi i merkatos, një klub i Premier League shfaq interesim për Brojën
Armando Broja mund të gjejë skuadër në orët e fundit të merkatos. Leicester City në orët e fundit ka shtuar ndjeshëm interesimin për të sipas asaj që raporton “Telegraph”. Skuadra angleze ka transferuar së fundmi Bilal El Khannouss, por dëshiron dhe një qendërsulmues tjetër.
Huazimi është opsioni që është i gatshëm Leicester për të realizuar, pasi janë të kufizuar në financa. Largimi i mundshëm i Tom Cannon, mund t’i hapë rrugën huazimit të Brojës.
Në orët në vijim mund të ketë edhe zhvillime të reja, pasi Broja duhet të gjejë me patjetër një skuadër, nëse nuk dëshiron që ta kalojë pjesën e parë të sezonit duke parë ndeshjet nga TV. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

