“Paç fat, Edon”, shkruhet në postimin e Juventusit. Kosova luan kundër Sllovakisë
Sporti E Enjte, 26 Mars 2026 20:31
Klubi i madh italian Juventus ka publikuar një mesazh mbështetës për futbollistin kosovar Edon Zhegrova, duke i dëshiruar fat para ndeshjes që Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte kundër Sllovakisë. Në një postim në rrjetet sociale, Juventusi shkruan: “Paç fat, Edon”, duke treguar mbështetjen e klubit për yllin e tyre që do të përfaqësojë vendin e tij sonte në përballjen kualifikuese.
KOHA JONË SONDAZH


