Paguhet 100 mijë euro në javë, portieri i Barcelonës udhëton me metro
Ndërkohë që vetëm brenda Shqipërisë kemi mjaft personazhe të njohur të cilët pasi bëhen disa herë pjesë e lajmeve në portale e kanë kompleks të udhëtojnë me shërbimin e transportit publik. Por për Marc-Andre ter Stegen kjo nuk përbën aspak problem.
Portieri i Barcelonës, pothuajse gjithmonë udhëton me metronë e qytetit katalanas dhe syri i njerëzve është mësuar tashmë. Edhe pse paguhet me 100 mijë euro në javë, Ter Stegen bën një jetë normale në Barcelonë dhe jeton në lagjen Gracia, shkruan “Sport.sky”.
KOHA JONË SONDAZH

