Pajaziti shënon super gol në Kroaci me Hajdukun (VIDEO)

19.10.2025., stadion Aldo Drosina, Pula - SuperSport HNL, 10. kolo, NK Istra 1961 - HNK Hajduk. Adrion Pajaziti Photo: Sasa Miljevic/PIXSELL

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Adrion Pajaziti, ka qenë protagonist në javën e 28-të të kampionatit kroat në përballjen mes Hajduk Split dhe Istra 1961.

Në minutën e 51-të të takimit, Pajaziti realizoi një gol me një goditje të fortë dhe precize nga jashtë zone pas një rrotullimi teknik, duke dërguar shifrat në 2-0 dhe duke mbyllur praktikisht sfidën për ekipin e tij.

Ky realizim vjen pas grumbullimit të tij me Kombëtaren shqiptare nga trajneri Silvinjo për ndeshjen e “Play-Off”-it të Kupës së Botës kundër Polonisë në Varshavë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndonëse ishte i gatshëm për atë takim, Pajaziti nuk u aktivizua për asnjë minutë, ndërsa u aktivizua si zëvendësues në miqësoren me Ukrainën.

Swiss Digital Mobile Reklama
ISTRA 1961 vs HAJDUK 1:3 (28. kolo, SuperSportHNL 25/26)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?