Pak ditë para sfidës me Poloninë, Rey Manaj mungon për shkak dëmtimi

Pak ditë para ndeshjes vendimtare me Poloninë, Kombëtarja shqiptare përballet me shqetësime nga Turqia. Sulmuesi Rey Manaj u detyrua të largohej nga fusha në sfidën mes Sivassporit dhe Umraniyespor për shkak të një problemi muskular në pjesën e sipërme të kofshës së majtë.

Manaj, i cili mungoi në përballjen e mëparshme ndaj Hatayspor, kishte nisur këtë ndeshje në formacionin bazë, por u zëvendësua që në minutën e 7, duke e ndaluar menjëherë nga loja.

Aktualisht nuk është e qartë shkalla e dëmtimit të tij dhe detajet do të përcaktohen pas ekzaminimeve mjekësore. Ky problem vjen në një moment të ndjeshëm, vetëm 11 ditë para përballjes kritike të playoff-it për Botërorin 2026 ndaj Polonisë, duke shtuar pasiguri në radhët e kuqezinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?