Pakti me Laçin! Presidenti i Partizanit: Nuk e kuptoj pse na akuzojnë
Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka hedhur poshtë akuzat e fundit se skuadra e tij ka bërë pakt me Laçin, duke i dhuruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas fitores së Partizanit në derbi ndaj Tiranës, 2-1, Demi shprehet i bindur se Laçi ishte një histori tjetër, pa lidhje me ndonjë pakt me këtë ekip, siç edhe akuzohet Partizani nga vetë tifozët e të kuqve. Laçi, sipas Gaz Demit ka mundur ekipe si Kukësi, Tirana, madje i mori barazim edhe Skënderbeut në transfertë gjatë fazës së fundit, ndaj nuk ka asnjë kuptim që Partizani t’i ketë lënë ndeshjet Laçit. Ai u ankua që kontestohet, pasi pretendon se presidentët e klubeve të futbollit investojnë shuma të mëdha për të mbajtur ekipet në këmbë. Presidenti Gaz Demi u shpreh: – “Ne vend të na falënderojnë, ne presidenteve që hedhim bukën e fëmijëve tonë në këtë loje na akuzojnë për shitje ndeshjesh. Këto janë barsaleta që tregohen nëpër kafene. Më tej ai pretendoi se edhe laçi është një ekip pretendent për titullin kampion. – “Jemi 5 ekipe në garë për titullin kampion, nga Laçi deri tek Skënderbeu… Korça është pak më mirë se 4 ekipet e tjera,” – pranoi Gaz Demi. Skënderbeu fitoi ndeshjen e parë të javës së 28-të ndaj Vllaznisë, 3-1 dhe u shkëput pesë pikë nga Kukësi i vendit të dytë, ndërkohë që sot do të luhet ndeshjet e tjera të javës
KOHA JONË SONDAZH

