Pamje skandaloze/ Basketbollisti i Tiranës dhunon keq arbitrin e ndeshjes (VIDEO)

Një skandal i vërtet ka ndodhur në kampionatin e basketbollit për meshkuj. Një dhunë e paprecedentë u pa sot në takimin mes Teutës dhe Tiranës, e fituar në fund nga durrsakët me shifrat 98-86.

Protagonist u bë lojtari i Tiranës, Bruno Daliu, ku në një moment nervozizmi iu afrua një prej arbitrave të sfidës, Jurgen Muho. Daliu fillon ta godasë me grushte gjyqtarin, ndërkohë që pamjet janë skandaloze.

SHKARKO APP