Pamjet e fitores spektakolare të Nuri Seferit (VIDEO)

Nuri Seferi fitoi mbrëmë ndaj boksierit hungarez Lazlo Hubert në Burgdorf të Zvicrës. Në rundin e parë dhe të dytë Nuri Seferi e mbajti distancën dhe gjuajti mirë disa herë. I treti filloi me brohoritjet në përkrahje të boksierit shqiptar, teksa kjo e motivoi atë për të bërë një tjetër raund të mirë.

I katërti filloi me dy goditje të forta të Nuri Suferit ku edhe e nokautoi boksierin hungarez, i cili nuk arriti të vazhdonte ndeshje. Kjo ishte fitorja e 46 në karrierë, por e një rëndësie të veçantë pasi i hapi rrugën për të sfiduar katër boksierët më të mirë në Evropë.

Vlen të theksohet se 42 fitore Nuri Seferi i ka me nokaut, por kjo ishte paksa më e lehtë për “Tysonin shqiptar”, i cili kishte përkrahjen e 3 mijë tifozëve të pranishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Sefer Seferi vs Marcelo Ferreira (Part3)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?