Pamjet e mbërritjes së Shqipërisë në stadium, forca të shumta policore (VIDEO)
Pas një udhëtimi rreth 40 minutash nga Nishi, Kombëtarja shqiptare ka mbërritur rreth orës 19:20 në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit, ku në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Ekipi kuqezi dhe stafi teknik u shoqëruan gjatë gjithë rrugës nga forca të shumta të policisë serbe, të cilat garantuan një mbërritje të sigurt në qytet dhe në ambientet e stadiumit.
Atmosfera në Leskovac është e qetë, ndërsa masat e sigurisë janë maksimale përpara fillimit të takimit. “Koha Jonë” ju sjell pamjet nga mbërritja e Kombëtares në stadium, pak minuta para fillimit të ndeshjes që pritet të jetë një nga më të ndezurat e grupit.
KOHA JONË SONDAZH

