Pandemia e Covid-19 zhvendos 3 ndeshje të tjera në Hungari dhe Rumani

Pandemia e COVID-19 vazhdon të hapë probleme për futbollin, pasi klubet nuk mund të udhëtojnë lirshëm në vende të ndryshme. Ato janë të detyruara të zbatojnë protokollet e çdo vendi dhe nisur nga kjo UEFA ka ndryshuar vendet e tre përballje të Champions League.

Fillimisht dueli RB Leipzig-Liverpool u zhvendos në “Puskas Arena. Kjo sfidë luhet më 16 shkurt prej orës 21:00. Më 24 shkurt, në të njëjtin stadium dhe orë do të luhet një tjetër ndeshje e Champions League.

Bëhet fjalë për sfidën Borussia M’Gladbach-Manchester City. Sot është marrë vendim edhe për Atletico-Madrid Chelsea, që do të luhet në Rumani në orën 21:00. Dueli i datës 23 shkurt luhet në “Arenën Kombëtare të Bukureshtit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?