Pandemia shton shanset që City të mbetet jashtë kompeticioneve europiane
Manchester City rrezikon të mbetet jashtë kompeticioneve europiane. “Qytetarët” u përjashtuan me 2 vite jashtë Championsit nga FIFA për shkak të abuzimeve me “fair play”-in financiar, por vendimin e qeverisë më të lartë të futbollit botëror, klubi anglez e ankimuar në KAS-in e Lozanës, nga i cili shpreson se do të marrë ok-in për të marrë në sezonin e ardhshëm të Kupave të Europës.
Pandemia COVID-19 ka bllokuar edhe gjykatat të cilat mund të vonojnë vendimet e tyre. Manchester City ende nuk ka marrë një përgjigje nga KAS dhe gjasat janë që gjykata e Lozanës ta vonojë akoma më shumë vendimin e saj.
Në rast se ky sezon i kampionatit anglez nuk rifillon dhe vendimi KAS ku “qytetarët” shpresojnë të fitojnë pafajësinë nuk del,atëherë federata angleze e futbollit do të jetë e detyruar të dërgojë në UEFA listën e skuadrave të kualifikuara në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm menjëherë dhe Manchester City do të mbetet jashtë Championsit për sezonin 2020-2021. Aktualisht skuadra e Pep Guardiolës, pozicionohet në vendin e 2-të të Premier League.