Pandemia trondit La Liga-n, 500 milionë euro shkurtime pagash te Reali dhe Barça
La Liga po përjeton një krizë të madhe nga pandemia e Covid-19. Kampionati kryesor në Spanjë ka prezantuar projektin për sezonin 2020/2021, ku parashikohen një ulje e madhe e pagave.
Te skuadra e Barcelonës do të ketë një tavan të pagave që arrijnë deri në 382 milionë euro nga 656 që ishte një sezon më parë (-42%), ndërkohë te Reali kufiri do të jetë 468 milionë euro nga 641 milionë euro të një sezoni (-27%).
Kufiri i pagave vendoset në bazë të të ardhurave nga televizionet, marketing dhe arkëtime të tjera nga të rezultatet në fushën e lojës. /R.Lika-Koha Jone/