Panik në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, lojtari humbet ndjenjat në fushë (VIDEO)

Frikë dhe panik në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, ndërmjet Orikut dhe Shkumbinit. Pas një dueli në mesfushë, një lojtar i Orikut dhe një i Shkumbinit, kanë mbetur të shtrirë në fushë.

Përplasja ishte e fortë, aq sa njëri nga futbollistët, ai i Shkumbinit, humbi vetëdijen për pak sekonda.

Lojtarëve iu dha ndihma e menjëhershme në fushë, ndërsa futbollisti i peqinasve, u transportua me ambulancë në spital, për të marrë mjekim të specializuar.

SHKARKO APP