Pankarta për Thaçin në stadium: Vlora krenohet me ty (FOTO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërpreu udhëtimin e tij për në SHBA-së, menjëherë pasi Prokuroria Speciale njoftoi për paraqitjen e aktakuzave ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për krime kundër njerëzimit.

Mbështetja ndaj Thaçit është treguar edhe në stadiumet e vendit. Sfida Flamurtari-Luftëtari në Vlorë, e programuar për tu luajtur në orën 17:00 të pasdites ka nisur me 61 minuta vonesë. Shkak janë bërë dy pankarta të vendosura në stadiumin “Flamurtari” në mbështetje të Presidenti Thaçi

”Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty” dhe “Drenica, zemra e shqiptarisë”. Në fund është hequr pankarta për Hashim Thaçin dhe delegati ka lejuar nisjen e ndeshjes Flamurtari-Luftëtari.

SHKARKO APP