Panucci e nis me fitore. Shqipëria mposht Lihtenshtejnin, 2-0 në “Elbasan Arena”
Kombëtarja shqiptare ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Lihtenshtejnit, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të Rusisë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0. Loja ka nisur vrullshëm për kuqezinjtë duke kërkuar golin që në minutatat e para të lojës.
Në pjesën e dytë Shqipëria ka kaluar në avantazh. Në minutën e 54′ ka shënuar Odise Roshi. Në minutën e 78′ ka ardhur goli i dytë për Shqipëriën. Goli është shënuar nga kapiteni Ansi Agolli. Edhe pas këtij goli, lojtarët e drejtuar nga Panucci vazhdon të sulmonin dhe në minutën e 78 erdhi edhe goli i dytë. Kapiteni Ansi Agolli tregon se vlerat e tij, duke shënuar një gol mjaft të bukur me një goditje nga jashtë zonës.
Tre pikë mjaft të rëndësishme për Shqipërinë para ndeshjes me Maqedoninë më 5 shtator në Strumicë.
VIDEO E GOLIT:
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Q87N-QfYR1Y” width=”560″ height=”315″]
Panucci: I kënaqur me fitoren. Me Maqedoninë, më e vështirë
Trajneri i kuqezinjve, Christian Panucci është shprehur i kënaqur me ndeshjen përballë Lihtenshtajnit, që shënoi dhe fitoren e tij të parë me kombëtaren shqiptare.
“Jam i kënaqur për djemtë që bënë një ndeshje të shkëlqyer. Nuk ishte e lehtë, pasi (kundërshtari) u mbrojt me 10 vetë, por jam i kënaqur për lojtarët”, ka deklaruar në përfundim të ndeshjes Panucci për “SuperSport”.
Më pas trajneri i Shqipërisë u është përgjigjur pyetjeve nga studioja.
Pyetje: Po formacionin, përse e publikuat kaq vonë?
Panucci: Gjithmonë do të jetë kështu. Ua jap lojtarëve vetëm dy orë para fillimit të ndeshjeve dhe kështu do të ndodhë.
Pyetje: A mund të shërbejë kjo ndeshje si pikë referimi për takimin me Maqedoninë?
Panucci: Sigurisht që po. Jemi të kënaqur për fitoren, por ndeshja do të jetë e vështirë ndaj duhet të zbresim në fushë me të gjitha cilësitë tona.
Pyetje: Po për Çikalleshin ç’mund të thoni?
Panucci: Flas vetëm për lojtarët që janë këtu.
Pyetje: Sa përqind mund ta ndryshojë një trajner fytyrën e një ekipi?
Panucci: Është e vështirë, se është një skuadër pranë të cilës jam 10 ditë dhe pastaj jam larg për 2 muaj. Do të doja të isha pranë saj përditë, por nuk është e mundur.
Pyetje: Çfarë ndryshoi në dhomat e zhveshjes?
Panucci: Në pjesën e parë bëmë disa lëvizje të pasakta, ndaj kërkova disa ndryshime që na çuan tek goli në pjesën e dytë.
Pyetje: Meqenëse Lihtenshtajni ishte i tërhequr, a mendoni që mund të kishim pasur një futboll më të shpejtë në sulm dhe të kishim aplikuar më tepër goditjet nga largësia?
Panucci: Kishim 3 lojtarë në sulm, sa doni më?
De Biasi komenton fitoren e Shqipërisë: Mund të shënohej edhe një gol
Në pankinën e Shqipërisë në suksesin ndaj Lihtenshtejnit ishte një trajner i ri, Christian Panucci, por Gianni De Biassi nuk mund të mungonte në këtë ndeshje dhe e ndoqi atë nga tribuna e “Elbasan Arenës”. Ish-trajneri i Kombëtares sonë ishte i parë që komentoi suksesin e parë të Panucci-t. De Biasi me humor tha se Shqipëria mund të kishte shënuar me lehtësi edhe golin e tretë, pasi më herët kishte parashikuar rezultatin 3-0 në favor të kombëtares sonë.
I pyetur se si u ndje teksa e ndoqi ndeshjen nga tribuna, De Biasi u shpreh se për të ishte një ndjesi krejtësisht tjetër. Gianni De Biassi u pyet edhe nëse i kishte dhënë këshilla Panuccit para ndeshjes. Ai tha se nuk e ka bërë diçka të tillë, ndërs me shaka u shpreh se i kishte thënë të fitonte të gjitha ndeshjet.
Duka: Duhet të ishim më agresiv. Maksimumin me Maqedoninë
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh i kënaqur me fitoren e pastër 2-0 ndaj Lihtenshtejnit, por tha se skuadra duhet të ishte treguar më agresive në fillimin e lojës.
“Është fillim sezoni dhe ndaj një kundërshtari që mbyllet mbrapa bëhet mjaft e vështirë fitorja. Ne nuk jemi Spanja që të jemi mësuar me të tilla ndeshje dhe në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur nga skuadra. Por për të qenë i sinqertë, do të doja agresivitet në minutat e para, por përfundimi ishte pozitiv dhe nuk ke se çfarë të flasësh më”, tha Duka.
Presidenti i FSHF foli edhe për sfidën e 5 shtatorit ndaj Maqedonisë. Ai tha vlerësoi kundërshtarin e radhës, por ishte optimist kur tha se Kombëtarja do të kthehet me 3 pikë nga Strumica. “Maksimumin me Maqedoninë, vetëm 3 pikët synojmë. Do të shkojmë të luajmë futboll dhe nuk kanë vend diskutimet se ku luhet ndeshja. Kam besim se do të kthehemi me një rezultat pozitiv dhe pse është një kundërshtar shumë i vështirë”, tha Duka.
Formacionet
Në “Elbasan Arena” po luhet takimi kualifikues i eliminatorëve të Botërorit “Rusi 2018”. Shqipëria duhet të të mundë kundërshtarët më të dobët të grupit, Lihtenshtejnin. Ky takim do të jetë shumë special pasi pas më shumë se 5 viteve e gjysmë në pankinë nuk do të jetë më De Biazi, por një italian tjetër, Christian Panucci. Tekniku mund t’a cilësojë veten pak me fat pasi starton kundër një kundërshtari të lehtë në letër, por nga na tjetër duhet të bëj kujdes pasi fitorja nuk duhet diskutuar.
Dy ekipet kanë zbardhur formacionet zyrtare më të cilët do të nisin takimin. Nga kombëtrja kuqezi kishte disa pikëpyetje, por më e rëndësishmja ishte maja e sulmit pasi bomberi i vetëm për këto dy ndeshje, Armando Sadiku, nuk gëzonte një gjendje optimale ku humbi edhe disa stërvitje. Tanimë Christain Panucci ka vendosur përfundimisht dhe futbollisti elbasanas nuk do t’a nisë nga fillimi. Vendin e tij do t’a zë Azdren Llulaku të cilit sot do t’i duhet të bëj rolin e pykës.
Shqipëri-Lihtenshtejn 18:00
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Abrashi, Basha, Memushaj, Roshi, Grezda, Llullaku.
Trajner: Kristian Panuçi
Lihtenshtejni: Jehle, Malin, Kaufman, Gopel, Kuintans, Byshel, Viser, Burgmaier, Hasler, Selanoviç, Frik.
Trajner: Rene Poritsh
Gjyqtar: Sergej Laposhkin
https://www.facebook.com/kossovari/videos/817589465075177/