Panucci habit të gjithë: Më lehtë të drejtosh Realin se Shqipërinë

Trajneri i kombëtares sonë, Christian Panucci beson se Santiago Solari është njeriu i duhur për të drejtuar Real Madridin. Ish-strategu i merengues dhe i Romës mendon se ai do të ketë të njëjtën sukses si Zidane në aventurën e tij, edhe pse po kalon një moment të vështirë. Në një intervistë të dhënë për “Goal.com”, Panucci analizon madrilenët.

“Zidane fitoi tri Champions League. Nëse e bëni këtë, patjetër je shumë i mirë si trajner. Shpresoj që Solari të ndjekë këtë rrugë dhe të fitojë sa më shumë, si Zidane.

Është më e lehtë për të trajnuar Real Madridin, sesa Romën, apo Shqipërinë. Solari ka një shans të madh për të bërë një punë të mirë. Ai fitoi katër ndeshje si trajner dhe iu dha një kontratë deri në vitin 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet ta shfrytëzojë këtë shans, sepse është një mundësi e mrekullueshme. Ne kemi parë tashmë atë që bëri Zidane me një skuadër vërtet të mirë. Është gjithmonë më e lehtë në këtë rast, sesa nëse ke në dispozicion lojtarë mesatarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sfida Roma-Real? është një e pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Real Madridi është Real Madridi, e mbaj në zemër me krenari të madhe. Unë kam shumë miq atje.

Ajo që fituam me Real Madridin, titullin e shtatë të Ligës së Kampionëve, ishte diçka e madhe, pastaj mënyra se si më trajtuan tifozët. Kam luajtur tetë vite në Romë, edhe kjo është diçka e veçantë. Gjithsesi, e shoh këtë lojë ndryshe tani: shikoj taktikat, lëvizjet e trajnerëve për të mësuar diçka.

Kjo është një lojë e mrekullueshme, sepse të dyja skuadrat vijnë të plagosura. Real Madridi humbi 3-0 kundër Eibarit, dhe kjo më lëndon shumë, ndërsa Roma humbi ndaj Udinese, të martën. Reagimi nuk ka të bëjë aq me trajnerët, por me lojtarët. Ata duhet të japin më të mirën nga vetja”, deklaroi trajneri i kombëtare sonë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?