Panucci: Interi favorit për titull, por sivjet rivalët janë shtuar

Christian Panucci ka luajtur për Interin dhe ka bërë disa deklarata lidhur me konkurrencën për titullin e Serisë A. Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë i sheh ende kampionët në fuqi si kandidatë për titullin, por sigurisht ofron edhe paralajmërimet e rastit

“Favoriti edhe sivjet është pa dyshim Interi, por këtë sezon do të ketë më shumë konkurrencë. Të tjerët janë afruar disi. Mendoj se Juventusi e ka ngushtuar diferencën, Milani është ende i bezdisshëm.

Napoli me Conten filloi shumë fuqishëm, ndaj Inzaghi e të tijtë duhet të kenë kujdes sepse sivjet vështirësitë janë më të shumta”, u shpreh trajneri i komnbëtares sonë.

SHKARKO APP