Panucci publikon listën e lojtarëve. Mungojnë 3 ‘yje’, ja befasia…
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Pannucci, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës eliminatoret për ‘Rusia 2018’ ndaj Lihtenshtajnit dhe Maqedonisë.
Risi në këtë lisë është grumbullimi i tre lojtarëve të rinj: Hysen Memolla (Hajduk), Ivan Baliu (Metz) dhe Valon Ahmeti (Maribor).
Kurse, jashtë listës ka lënë 3 yjet e Kombëtares: Shkëlzen Gashin, Taulant Xhakën (Basel) dhe Ergys Kaçen (Paok).
Emrat e rinj që janë ftuar për herë të parë në kombëtaren e parë janë; Hysen Memolla, Ivan Balliu dhe Valon Ahmedi.
Por përpos të rinjve, trajneri italian ka lënë jashtë për dy ndeshjet e radhës edhe disa emra të njohur.
Taulant Xhaka, Ergys Kaçe, Ermir Lenjani, Shkëlzen Gashi, Bekim Bala dhe Alinji janë disa nga emrat që janë lënë jashtë nga trajneri për dy ndeshjet e shtatorit.
Lista zyrtare e ekipit kombëtar është bërë publike sot në një kohë që për emrat, si dhe për çdo interesim tjetër rreth ekipit kombëtar, Panucci do të dalë përpara mediave, ditën e hënë në orën 11.00 në selinë e FSHF-së.
Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë ditën e hënë, në hotel “Tirana”, teksa seanca e parë stërvitore do të jetë në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 18.00.
KOHA JONË SONDAZH

