Panuçi: Jam i lumtur te Shqipëria, po bëhen investime të mëdha!

Kristian Panuçi ka vetëm dy muaj e gjysmë në krye të Kombëtares sonë. Strategu italian i ka bindur të gjithë vetëm në 5 ndeshjet e para, teksa ka dhënë dhe një intervistë në ndeshjet e fundit. Ai ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën “La Repubblica”.

Panuçi si kanë qenë muajt tuaj të parë në krye të kombëtares shqiptare?

Shumë të bukura. Jam i lumtur. Federata është e organizuar, po investon në stadium të ri, po punohet në shkolla dhe seleksionimin e lojtarëve në Europë. Ka shumë mbështetje dhe për ekipin e moshave. Po ndërrohet një skuadër, që do të ketë objektiv për të shkuar në Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në nën tjetër të Adriatikut morali është ndryshe: Nuk ka Botëror, dhe jemi në pikën më të ulët të historisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rënia kishte filluar prej kohësh. Në 2010 dhe 2014, Italia shkoi në Botëror, por eliminohej shpejt.

Edhe spektakli në Seria A ka rënë gjithashtu?

Në këtë moment futbolli italian nuk është në nivel të lart: Shumë taktik në mbrojtje, prioritet është rezultati. Juvenus shpëton disi imazhin tonë. Ka buxhet për të investuar, dhe ka ende qëndrueshmëri në Europë dhe Botë. Besoj se do të bëj si në sezonin e kaluar, do të provojë për të fituar kampionatin dhe Championsin. Napoli ndërkohë po sulmon,  pasi kalon në avantazh kthehet pas dhe kundërsulmon. Napoli lufton  për kampionat pasi luan mirë, por në Champions u eliminua që në turin e parë. /Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?