Papu Gomez: S’mund të mbrohem, të vërtetën do ta zbuloni kur të largohem!

Papu Gomez del hapur dhe konfirmon prishjen totale të marrëdhënieve mes tij dhe trajnerit të Atalantës Gian Piero Gasperini. Siç deklaron vetë sulmuesi, largimi i tij nga Atalanta pas 6 vitesh e gjysmë konsiderohet i padiskutueshëm dhe me shumë gjasa do të vijë në merkaton e janarit.

Mes Gomez dhe Gasperinit ka patur një sherr të madh gjatë ditëve të fundit dhe për këtë arsye argjentinasi qëndroi gjatë gjithë 90-minutëshit në stol në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Fiorentinës. Me një postim së fundmi në Insta Story Gomez u është drejtuar me një mesazh të gjithë tifozëve të Atalantës.

“Të dashur tifozë atalantinë. Ju shkruaj këtu sepse nuk kam asnjë mënyrë për t’u mbrojtur dhe për të folur me ju. Dua t’iu them që vetëm kur të largohem do të mësoni të gjithë të vërtetën. Ju më njihni shumë mirë dhe e dini se çfarë personi jam. Ju dua shumë, kapiteni juaj”, shkruan Gomez në postimin e tij.

Image

SHKARKO APP