Papunë, por me paga të plota! City nuk kursehet për 1000 punëtorët e klubit

Për momentin të papunë, por pagat do i marrin të plota! Bëhet fjalë për 1000 punëtorët e Manchester Cityt, që merren me stadiumin, rrjetet sociale, marrëdhëniet me publikun, ekipi PR, punëtorët e dhomave të zhveshjeve, sanitarët e çdokush tjetër që ka kontratë me klubin anglez.

Vetë kampionët e Anglisë me anë të një komunikate zyrtare, njoftuan punëtorët dhe publikun e gjërë se pagat do të merren të plota, pavarësisht situatës së krijuar për shkak të Koronavirusit. Një gjest i madh, edhe pse Manchester City nuk i ka aspak problem paratë. Më herët këtë gjë, e kishte bërë dhe klubi i Liverpool dhe pritet që të gjitha klubet e mëdha, të mos privojnë punëtorët e tyre nga pagat që meritojnë. Bravo!

SHKARKO APP