“Paqe” mes Laçit dhe Kukësit, Sobowale shpëton kurbinasit
Mbyllet në barazim 1-1 dueli mes Laçit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 18-të në Superiore, nuk ka prodhuar fitues. Verilindorët kaluan të parë në avantazh që në minutën e 2-të me Rivas, por nuk ia dolën të marrin dot fitoren.
Në minutën e 88-të ishte Sobowale që përfitoi nga një top i kthyer nga shtylla pas gjuajtjes së Melo, për të shënuar golin e barazimit. Kukësi me këtë barazim mban vendin e tetë me 19 pikë, ndërsa Laçi në vendin e shtatë me 21 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

