“Paqe” në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos nuk prodhoi fitues, duke u mbyllur në barazim 1-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”, pas një përballjeje të fortë dhe që dhuroi emopcione.

Bardheblutë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa që në minutën e parë Falaje gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhënë avantazhin Tiranës. Dinamo reagoi dhe pati mundësinë ideale për të rivendosur baraspeshën, por Bregu nuk arriti të shfrytëzonte goditjen e penalltisë, duke mbajtur vendasit në epërsi.

Situata u bë edhe më e vështirë për blutë, të cilët mbetën me dhjetë lojtarë në fundin e pjesës së parë. Megjithatë, pavarësisht inferioritetit numerik, skuadra e Ilir Dajës tregoi karakter në pjesën e dytë. Goli i shënuar nga Koma riktheu ekuilibrin dhe i siguroi Dinamos një pikë të rëndësishme nga kjo sfidë e vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barazimi i shërben më shumë Tiranës në luftën për mbijetesë, me bardheblutë që ngjiten në vendin e tetë. Dinamo, nga ana tjetër për momentin ruan pozitat në vendin e katërt me 35 pikë, 5 më shumë se Partizani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?