“Paqe” në duelin e mbijetesës mes Flamurtarit dhe Vorës

Flamurtari dhe Vora e kanë mbyllur në barazim 1-1 sfidën e javës së 31-të të Kategoria Superiore, në një përballje direkte për mbijetesë. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Luis Felipe, i cili shënoi me kokë pas një aksioni të mirë.

Reagimi i vendasve erdhi shpejt. Në minutën e 14-të, Diavara riktheu baraspeshën, duke shfrytëzuar një moment të favorshëm në zonë. Pas dy golave të shpejtë, ritmi i lojës ra ndjeshëm dhe rastet për shënim u bënë të pakta, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar deri në fund.

Me këtë barazim, Vora ngjitet në vendin e tetë me 31 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në fund të renditjes me 26 pikë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë luftën për mbijetesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?